I vuri zjarrin një sipërfaqe toke me ullinj në Belsh, arrestohet 26-vjeçari

0

Policia në Belsh ka arrestuar në flagrancë një 26-vjeçar për zjarrvënie të qëllimshme apo nga pakujdesia. Bëhet e ditur se i riu, banues në Dragot, dyshohet se ishte duke djegur disa mbeturina në pronën e tij në fshatin Dëshiran, kur situata i ka dalë jashtë kontrollit. Ai nuk ka mundur të kontrollojë dot zjarrin dhe për pasojë janë djegur rreth 450 rrënjë ullinj.

Ullinjtë ishin në pronësi të shtetasve Q.B., dhe M.Q.

Po ashtu, Specilaistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Librazhd, bënë të mundur identifikimin dhe shpalljen në kërkim për veprën penale “Shkatërrimi me zjarr i pyjeve dhe i mjedisit pyjor”,R.D., 52 vjeç, banues në fshatin Xhyrë.

Dyshohet se 52-vjeçari është autori i zjarrvënies në vendin e quajtur “Krepat e Xhakës”, ku si pasojë është djegur një sipërfaqe toke me bimësi të ndryshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu