Identifikohen 18 raste me covid në Elbasan, mësuesi infektohet një ditë para fillimit të shkollës

0

 

18 raste të reja me koronavirus janë identifikuar ditën e sotme në qytetin e Elbasanit. Mes të infektuarve është edhe një mësues.

Theksojmë se nesër do të fillojë viti i ri shkollor, por mësuesi i infektuar tashmë duhet të qëndrojë i vetëkarantinuar deri kur të fitojë betejën me sëmundjen.

Në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 4 pacientë me koronavirus në vendin tonë. Ministria e Shëndetësisë njofton se bëhet fjalë për një 53 vjeçare dhe një 87 vjeçar nga Tirana, një 68 vjeçar nga Durrësi dhe një 73 vjeçar nga Korça.

Gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 168 raste të reja nga 877 testime të kryera në total.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 51 raste në Tiranë, 18 raste në Elbasan, nga 12 raste në Korçë dhe Lezhë, 9 raste në Fier, nga 8 raste në Vlorë dhe Berat, 6 raste në Krujë dhe Kukës, 5 raste në Lushnje, nga 4 raste në Kavajë, Mirditë, Tropojë, nga 3 raste në Shkodër, Gjirokastër, Pogradec, Kolonjë nga 2 raste në Durrës, Devoll, Divjakë, nga 1 rast në Kamëz, Sarandë, Delvinë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu