Identifikohet i riu shqiptar që u dogj brenda “Shtëpisë së barit” në Angli (Emri+Foto)

0

Në Angli ka ndodhur një ngjarje e rëndë. Një shqiptar i identifikuar si Mariglen Ruçi nga Librazhdi, ka humbur jetën nga asfiksimi, pas djegies së një shtëpie bari atje.

Bëhet e ditur se i ndjeri është vëllai i mesfushorit të Bylisit, Flamur Ruçi. Ky i fundit ka bërë të ditur edhe lajmin e hidhur të ndarjes nga jeta të Mariglenit.

“Vëllai im do më mungosh shumë! Gjithmonë do jesh në zemrën time gjysma ime,- shkruan Flamur Ruçi.

Shtëpia e barit ka marrë flakë, por ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes së rëndë.

Mediat e huaja shkruajnë se ngjarja e rëndë ka ndodhur në Pembrokeshire gjatë orëve të para të mëngjesit të 11 dhjetorit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu