Ilir Meta bën deklaratën bombë: Kush vjedh një votë, në 25 prill do ia pres unë dorën duke filluar nga Monika. Jap dorëheqjen nëse Edi Rama…

0

Presidenti Ilir Meta ka bërë një deklaratë të fortë pasditen e sotme, ku është shprehur se ai do ia presë dorën personalisht kujtdo që tenton të vjedhë votat.

Ai tha se nëse Partia Socialiste merr 71 mandate pa vjedhur asnjë votë, ai do të largohet nga posti i presidentit dhe do të kalojë në opozitë.

“Nuk kam asnjë interes as se çfarë ka thënë apo çfarë thotë njëri apo tjetri. Në 26 prill ma ndërroni emrin nëse një votë preket. Do t’i pritet dora në sheshin Skënderbej, duke filluar nga Monika e para, Luli i dyti apo Edi i treti. Nëse do përpiqet njeri të vjedhë votën, do ia pres unë dorën personalisht. Një votë u prek, do të pritet një dorë, kjo nuk është në kuptimin figurative.

Nëse ai merr 71 vota pa vjedhur një votë, unë do jap dorëheqjen dhe do kaloj në opozitë,se s’mund të rri edhe një vit tjetër president”, tha Meta.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu