Ilir Meta në Infofocus: Nuk ka institucion në botë që më frikëson! Prisni 14 majin

0

Nga Ersid Karaj

Ish-Presidenti dhe Kryetari i Partisë së Lirisë, në një intervistë me gazetarin Fatos Salliu, foli për aktualitetin politik, mbështetjen reciproke që PD dhe PL do i japin njëra-tjetrës në zgjedhjet e 14 majit në Elbasan dhe mbarë Shqipërinë, pritshmëritë për qarkun e Elbasanit, mbrojtjen e votës, protestat, thirrjen në SPAK dhe komisionin McGonigal etj.

Intervista e plotë:

1- z. Meta cili ishte qëllimi i takimit me strukturat e Partisë së Lirisë në Elbasan

Është kënaqësi që pas takimit me Shtabin e Partisë së Lirisë në Elbasan, së bashku me z.Emond Haxhinasto, Kyryetari i Komitetit Drejtues së Partisë së Lirisë, së bashku me znj e nderuar, Suzana Topi, kandidate e opozitës së bashkuar për Bashkinë e Prrenjasit, dhe së bashku me kolegë të tjerë, dua t’ju shpreh falenderimet e përzemërta të gjithë anëtarëve dhe simpatizantëve tanë për angazhimin e tyre shembullor, për mbështetjen e Partisë së Lirisë. Dua të falenderoj anëtarët e Partisë së Lirisë në Elbasan për mbështetjen e jashtëzakonshme që japin për kandidatin tonë të përbashkët për Profesorin e nderuar, Luçiano Boçi, që është një emër i respektuar dhe i votuar jo vetëm në Elbasan, por është një emër që ka bërë një rrugë të suksesshme që nga zgjedhjet e fundit parlamentare e gjer në nivel kombëtar, për të qenë i gatshëm për të lënë mandatin e deputetit për t’ja rikthyer Bashkinë e Elbasanit, qytetarëve të Elbasanit. Për të larguar trishtimin në këtë qytet i cili fal keqqverisjes së rilindjes ku siç e dini që sipas INSTAT mbetet një qytet i parafundit në Shqipëri. Elbasanit, zemra e Shqipërisë, qendra e Shqipërisë, i cili është vetëm 15 minuta larg nga Tirana dhe qendra e koridorit vetë. Dhe këtu në këtë statistikë nga INSTAT nuk janë vetëm familjet e tyre që mbështesin opozitën, por edhe 80% e socialistëve të ndershëm që jetojnë nën pragun e varfërisë, të cilët jetojnë me ato pensione skandaloze, që në kryeqytet janë sa gjysma e asaj në kosovë dhe në fshat janë sa 1/4 e tyre. Jetojnë me ndihmë ekonomike që është as sa gjysma e ndihmës ekonomike që jep Kosova që e ka buxhetin Shqipëria dy herë më të madh sesa i Kosovës. Sepse atje ka demokraci, ka llogaridhënie, atje ka transparencë, atje nuk bëhen taksat e borxhet rrush e kumbulla siç i bën rilindja taskat e elbasanasve dhe të gjithë shqiptarëve.

2- Ju pohuat se do të mbështesni z. Boçi dhe kandidatët e PD. Nëse PD fiton cila është marrveshja për këshillat bashkiake apo pozicione të tjera

Ne si Parti e Lirisë kemi një marrëveshje që është publike me Partinë Demokratike: do të mbështesin të gjithë kandidatët e primareve, ne mbështesin në Elbasanin dhe gjithë Shqipërinë, ata mbështesin në Prrenjas dhe kudo tjetër. Kandidatët janë tanët dhe gjithë opozitës kudo ku janë. Së dyti marrëveshja jonë është shumë e qartë dhe parimore: Këshillat Bashkiak do t’ia rikthejmë qytetarëve dhe jo vetëm të ketë transparencë dhe qytetarët të flasin për problemet e tyre, por do ketë seanca të veçanta ku do vinë në Këshill, ku do të flasin vetë qytetarët sipas grupet që ata kanë dhe zgjidhjet që do t’i duhen. Kjo është një garanci tek marrëveshja jonë dhe për këtë është garanci tek Partia e Lirisë në nivel kombëtar, në nivel të Bashkisë së Elbasanit dhe kudo tjetër.

3- Cilat janë pritshmërite në qarkun e Elbasanit

Pritshmëritë janë absolute për një fitore bindëse në Elbasan, Tiranë dhe në Durrës. Përsa i takon Elbasanit nuk mund të them se e njoh të gjithë situatën e qarkut, siç e njihni ju, por situatën në Bashkinë e Elbasanit e di shumë mirë edhe pa asnjë diskutim, që Bashkia e Elbasanit do t’i kthehet qytetarëve të Elbasanit dhe nuk ndikohet më nga sekti i rilindjes. Kam shumë besim edhe për Prrenjasin edhe për Bashkitë e tjera që do të fitohen nga opozita, por edhe do të fitohen nga vetë qytetarët. Dhe opozita është garancia e shprehjes dhe interesave të tyre.

4- Sa garanci keni ju se do të mbrohet vota?

Elbasani është këtu, niveli ekonomik dhe niveli më i lartë i varfërisë, sepse po të ishte dhe tabela e krimit, e vrasjeve e plagosjeve dhe e vjedhjeve, Elbasani do ishte kampion për keq. Siç e dini ju dhe siç e di i gjithë Elbasani.
Sepse ju e dini që ligjshmëria, rendi e kanë impalton menjëherë te ana sociale dhe ekonomike. Kush ka merak se në 14 Maj do ndodhi ajo që ndodhi më 25 Prill le ta presë 14-tën dhe ta shohi se çfarë do të ndodhi. Ne nuk cënojmë dhe intimidojmë askënd. Historia e lojrave me zgjedhjet që shiteshin pa filluar, ka mbaruar. Këtë e them me përgjegjësi të plotë si kryetar i PL, por dhe si Ilir Meta. Le të guxojnë të prekin votën në Elbasan dhe kudo tjetër. Kjo është një betejë pa kompromis dhe ne tani fytyrën e krimit e shohim, e kemi të qartë. Nuk ka të bëjë me individë që i instrumentalizon rilindja, se ajo këtë punë bën, rekruton. Ajo është vetë fytyra që korruptoi edhe drejtorin e FBI-së. Është fytyrë që e keni parë që është nxirë e që del në të gjitha faqet që nga “New York Time”, del atje tek “Washintong Post” te “Billd” gazeta më e madhe në Gjermani, kudo në gjithë botën. Këshuqe që t’i lëmë ato përralla që do ju heqi vizat me Japoninë dhe do kënaqën Shqiptarët. Se të shkosh në Japoni bën bileta 5000-6000 euro.
E që të flesh një natë në Japoni e dhe një 1000- 2000 euro nata. Ja do ikin nja 50-60 veta. Ja do ikimn dhe disa të tjerë që kanë mundësi me ndershmëri, por Elbasani e ka problemin këtu.

5- Ju u thirrët nga SPAK, mendon se është presion që po ju bëhet apo lidhet me denoncimet që keni bërë ?

Nuk ka institucion në botë që i bën presion Ilir Metës, këtë ja u kam bërë të qartë para zgjedhjeve, kur kam folur edhe për këta amerikanët e Edi Ramës, që tani po i kap prej veshësh dhe vetë Drejtësia Amerikane. Së dyti, unë kam bërë kallzime në SPAK, ju e dini dhe kur erdhi ftesa e prita me shumë kënaqësi saqë mendova që ishte njëra nga këto kallëzimet që kam bërë unë për miliarda euro të vjedhura nga rilindja me ligj dhe porosi anti-kushtetuse, diskriminuse korruptive. Kujtova se mund të ishte lidhur me denoncimin që kisha bërë unë si President i Republikës për kryesinë e Kuvendit, të cilët fallsifikuan firmën e zotit Ruçi. Në seancën e fundit për shkarkimin e Presidentit të Republikës në Gjykatën Kushtetuse dhe mendova se më kishin thirrur ata për të dëgjuar dhe njëherë pretendimet tona për faktet që kemi dërguar atje. Kujtova se më kishin thirrur për inceneratorët, që vazhdojmë dhe paguajmë. Ata më kishin thirrur për një çështje që un ua thashë pasi dola, për çështjen e ÇEZ-it, për problemet e udhëtimeve që kam bërë, ku ke qenë dhe me çfarë ke qenë, etj. S’ka rëndësi. Unë jam përgjigjur me shumë korrektësi, me shumë transparencë, sepse duam të japim shembullin siç kemi qenë gjithmonë: 100% të hapur para drejtësisë dhe s’kemi asnjë shqetësim nga drejtësia aq më teper ngacIlir Meta. Se ka rëndësi dhe e vërteta në planin moral. Unë jam politikan që kam dhënë dorëheqjen dhe kur jam akuzuar dhe pa rëndësi, s’ka rëndësi dhe kam qenë vetë që kam thënë hetojeni këtë çështje. Për respekt të një të vërtete, për t’i shkuar deri në fund. Ilir Meta kurrë nuk ka firmosur “shpejt e shpejt” në jetën e tij. Dhe të gjithë ata që kanë punuar me Ilir Metën e kanë marë këtë porosi gjithmonë. Shumë kujdes kur merrni vendimet. Kushtetuta dhe ligji.

6- Cilat do të jetë strategjia e protestave. A do përshkallëzohen?

Fati protestave dihet: fati protestave është i lidhur me fatin e kauzës. Kauza është rivendosja e demokracisë, rivendosja e llogaridhënies dhe është ndëshkimi i këtij korrupsioni galopand dhe i këtij krimi që ka pushtuar votën për shkak të Rilindjes. Rilindja do të ndëshkohet që vendi ynë të mos jetë më ky vend që është. Shqipëria është e fundit në nivel rroge në rajon, me 40-50% më pak. Përse? Sepse e para është korrupsioni. Siç u korruptua FBI-ja në mënyrë që të shkatërronte opozitën, të shkatërronte demokracinë, që të largohen sa më shumë qytetarë elbasanas dhe kudo në Shqipëri nga vendi ynë.

7- Protestat janë revoltë e opozitës, apo revoltë popullore?

Unë nuk fola për revoltë të opozitës. Unë fola për triumf të kauza të opozitës që do ndodhi përmes të gjitha formave, që përmes formave të protestave dhe zgjedhjeve. Zgjedhjeve dhe protestave. Kjo është histori e përfunduar./ Infoweb/Media

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu