LAJMI I FUNDIT/ Situata epidemiologjike dhe masat anti-Covid, Komiteti Teknik deklaratë për mediat

0

Në komunikimin për mediat Albana Fico, foli për situatën epidemiologjike në vend, për të cilën u shpreh se incidenca është me tendencë në zbritje.

Albana Fico tha se vënë re një ulje e shtrimeve të personave në gjendje të rëndë.

Po ashtu Fico tha se Gjirokastra, Korça dhe Berati kanë shënuar rritje të rasteve të reja.

“Numri i shtrimeve në spitale deri ditën e djeshme ka qenë 174 në spitalin Covid 1 Covid 2 dhe tre spitale rajonale. Siç edhe e kemi vlerësuar ulja e numri të shtrimeve shkon me një ulje të personave në gjendje më të rëndë. Po ashtu për javën e 16 kemi ulje të vdekshmërisë. Sa i përket vaksinimeve vlen për tu theksuar është ndryshimi i rasteve të reja në disa vende. Tirana ka një numër të rasteve aktive të larta, por vihet re që Gjirokastra, Korça dhe Berati vijnë me një numër të reja rastesh. Ne po i mbajmë në monitorim”, tha Fico.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu