Inagurohen ambjentet dhe shërbimet e reja të Klinikës Biqiku

0

 

Klinika Biqiku pararojë dhe lider në fushën e mjekësisë ka zgjeruar gamën e shërbimeve dhe ambjenteve të saj.E vendosur në një nga rrugët më të bukura të qytetit, atë të blirave tashmë ofron shërbime të sofistikuar dhe me teknologji moderne, që rrallë i gjen në vendin tonë. Në inagurimin e mjediseve dhe shërbimeve të reja ishin të pranishëm ,miq të afërm të familjes Biqiku, mjekë specialist italian të grupimit ISG . Pacientë e dashamirës patën mundësi për të komunikuar drejtpërdrejtë me mjekët Italian në ambjentet e reja të klinikës. Siç e do zakoni shiriti inagurues u pre nga ata që i dhanë jetë kësaj sipërmarrje shumë vite më parë dy vëllezërit Biqiku.


Klinika Biqiku çdo ditë është duke dëshmuar përkushtimin maksimal të saj për pacientët dhe shëndetin e tyre.Në këtë mënyrë vulos edhe njëherë rrugën drejt qëllimit, duke e bërë kështu institucionin më të besuar dhe serioz në fushën e mjekësisë me ekspertë të certifikuar Italian dhe vendas në një sistem europian të punës. Pajisur me teknologji mjekësore diagnostike dhe terapeutike moderne, dhe trajtim multidisiplinar që siguron shpejtësi dhe saktësi.

Të pyetur për këtë rrugëtim qytetarë e pacientëv shprehen se janë të lumtur me shërbimet , por mbi të gjitha me mënyrën sesi e kanë gjetur veten të trajtuar nga stafi profesionist . Andaj në këtë ditë të rëndësishme inagurimi urimet e përgëzimet u dalin nga zemra, për një jetëgjatësi sa më të gjatë dhe profesionale në qytetin e Elbasanit dhe jo vetëm.
Kemi vite që vizitohemi dhe ndiqemi në klinikën Biqiku. Jemi shumë të kënaqur, mbi të gjitha jemi të kënaqur me mënyrën sesi sillen”-shprehet një zonjë në moshë.

Ne jemi shumë të kënaqur. Unë personalisht nuk e ndërroj asnjëherë, ndaj sot i uroj vetëm suksese”- shprehet një qytetare tjetër.

Mjekët të cilët ishin të pranishëm, e cilësuan si një hap të rëndësishëm drejt zhvillimit dhe përparimit të shëndëtësisë në vendin tonë. Në këtë mënyrë duke e cilësuar Klinikën Biqiku si një derë shprese dhe besimi për të gjithë pacientët që kanë nevojë për cilindo nga trajtimet mjekësore.

Klinika Biqiku operon suksesshëm prej 25- vitesh në Elbasan duke pasur gjithmonë në rend të parë shëndetin e pacientëve. Numri i madh i tyre, besimi dhe shpresa që është krijuar, flet për reputacionin e krijuar të ekipit të palodhur.

Infoweb Media!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu