“Infermierë për Shqipërinë”, zbardhen emrat e infermierëve që pritet të punësohen

0

Të gjithë ata që iu nën shtruan testimit “In fermierë për Shqipërinë” dhe nuk u shpallën fitues në fazën e parë, kanë kaluar në listën e pritjes për punësim, përkatësisht në de-gët Infermieri, Mami, Fiziot-erapi, Teknik Imazherie dhe Teknik Laboratori.

“Gazeta Shqiptare” publikon sot listën e punonjësve të shën-detësisë, që priten të punëso-hen në Tiranë me emrat e të testuarve dhe pikët për-katëse që ka arritur të grum-bullojë secili prej tyre. Rezu-ltatet e shpallura përfshijnë aplikantët e 4 rajoneve, për-katësisht Tiranë, Elbasan, Vlorë e Shkodër.

“Në zbatim të Udhëzimit nr. 481, datë 27.06.2019 ‘Për procedurat e punësimit për profesionet e shkencave mjekësore teknike në institucionet shënde-tësore publike në RSH’, Drej-toria Qendrore e OSHKSH publikon listën e pritjes të profesionistëve të shken-cave mjekësore teknike”, -thuhet në njoftim.

Në ditët në vijim do të publikohen listat e pritjes me fituesit për secilën Njësi Vendore të Kujdesit Shëndetësor, përkatësisht për rajonin Elbasan, Vlorë e Shkodër, duke përfshirë dhe kandidatët që janë aktualisht në listë pritjeje si fitues të konkurseve të mëparshme.

Ndërkohë, testimi pranë QSHA i formatizuar me 100 pikë është korrektuar me koeficientin 0.7, për arsye se vlerësimi i kandidatëve në konkursin për profe-sionistë të shkencave mjekësore teknike bëhet: 30 pikë nga dosja individ-uale dhe 70 pikë nga testimi i dixhitalizuar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu