Infermierja gabon rëndë, i injekton studentes 6 doza të vaksinës Pfizer

0

Një vajze 23-vjeçare në Itali i janë injektuar 6 doza të vaksinës Pfizer-BioNTech si pasojë e gabimit të infermieres, e cila në vend të një doze i injektoi të gjithë shishen.

Stafi mjekësor në Toscana menjëherë pranoi se diçka kishte shkuar keq. Por sipas mediave, vajza është në gjendje të mirë.

Simptomat? Mjekët janë shprehur se 23-vjeçarja kishte vetëm dhimbje koke të lehtë.

“Është e qartë se ky është një gabim i madh nga infermierja” tha nëna e studentes.

Një incident i ngjashëm ka ndodhur në Gjermani, por me pesë doza.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu