Riciklimi, 90 grumbullues romë dhe egjiptjanë bashkë për të drejtat e tyre

0

Riciklimi është jetik për grumbulluesit e plastikës dhe mbetjeve të tjera të riciklueshme në bashkinë Elbasan.

Mbi 90 riciklues u bënë bashkë nga Qendra EPER duke u informuar dhe konsultuar për punën të lidhur me ndarjen e mbetjeve urbane të ripërdorshme. Ky aktivitet vjen në kuadër të projektit “Fuqizimi i të drejtave të punës së Romëve dhe Egjiptianëve në Riciklimin e Mbetjeve” zbatuar nga Qendra Mjedisore për Mbrojtje, Edukim dhe Rehabilitim (EPER Center) dhe Shoqata “Romano Sezi” Elbasan me mbështetjen financiare të LevizAlbania, një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, SDC.

Qëllimi i takimeve ishte identifikimi i problematikave dhe rritja e edukimit të ricikluesve romë dhe egjiptianë. Takimet u zhvilluan në banesa dhe pikat e riciklimit të mbetjeve në Rrapishtë, lagjen “Beqir Dardha” dhe “Emin Matraxhiu” në bashkinë Elbasan. Ndër pikat e rëndësishme ishte njohja me rregullat e sigurimit teknik në punën me mbetjet, si operon ky sektor i menaxhimit të mbetjeve dhe tregu i mbetjeve të riciklueshme. Një tjetër temë e rëndësishme e prekur gjatë këtyre takimeve ishte ndalimi i mbështetjes së ekonomisë familjare për shkak të punës informale të ricikluesve si dhe punësimi i fëmijëve të tyre.
Një tjetër komponent i rëndësishëm i projektit është përgatitja e një raporti studimor me temë Vlerësimi e punës së grumbulluesve individualë në riciklimin e mbetjeve në bashkinë Elbasan. Njëkohësisht do të fillojë edhe regjistrimi i grumbulluesve individual në riciklimin e mbetjeve nga bashkia e Elbasanit.

Ricikluesit jo vetëm krijojnë të ardhura por i bëjnë një nder të madh mjedisit pasi grumbullojnë plastikën, një material që kërkon shekuj të dekompozohet dhe shkakton një dëm të madh në ambient.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu