Interpoli dërgoi informacione mbi një “masakër” në shkollë, policia e shtetit fqinj vihet në gatishmëri

0

Kërcënimi i publikuar në rrjetet sociale se do të përgatitet një sulm i dhunshëm në një shkollë në Ulqin, ka ngritur në këmbë policinë e Malit të Zi.

Mediat vendase bëjnë me dije se policia e Ulqinit prej ditës së djeshme është ngritur në këmbë në kërkim të të kërcënuesit anonim, ku theksohej se do të përgatitej masakër në shkollën fillore “Marshal Tito”.

Ndër të tjera thuhet se Europol ka njoftuar kolegët e tij nga Mali i Zi se kërcënimi është publikuar në internet. Sipas informacioneve jozyrtare, shërbimet ndërkombëtare të sigurisë nuk kanë pasur të dhëna për identitetin e personit që ka bërë të ditur kërcënimet dje, ndërsa kreu i policisë së Ulqinit, Arben Tagani, ka thënë se po kontrollojnë rastin dhe po e mbajnë gjithçka “nën kontroll”.

Duke qenë se ishte ditë pushimi për nxënësit, në shkollë ndodheshin vetëm disa punonjës të cilët dhe janë larguar nga godina pasi policia i ka njoftuar për kërcënimin.

Drejtoresha e shkollës, Medina Choba, përmes një grupi të brendshëm në Viber, ka njoftuar kolegët e saj se Interpoli ka dërguar informacione se dikush po përgatit një masakër.

“Dikush ka kërcënuar se do të hyjë me armë zjarri dhe do të bëjë një masakër ndaj fëmijëve etj… Në shkollë deri tani kanë qenë komandantë nga policia e Tivarit dhe Ulqinit, kemi kontrolluar të gjitha, patrullat që po qarkullojnë…”, ka shkruar Choba.

Ajo bëri thirrje për kujdes dhe që të gjithë personat e dyshimtë dhe të panjohur të lajmërohen menjëherë në polici.

Tagani theksoi se nuk ka vend për panik.

“Sigurisht, ne i besojmë gjithçka dhe e mbajmë nën kontroll. Është shumë e rëndësishme që njerëzit të mos kenë panik dhe të dinë që ne punojmë mirë dhe profesionalisht”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu