Panik brenda kishës në Francë, një person sulmon me thikë priftin, plagoset murgesha që tentoi ta ndalonte

0

Një prift u godit me thikë për vdekje në një kishë në Nice, tha sot ministri i Brendshëm i Francës, Geral Darmanen në një mesazh në Twitter.

Sipas informacioneve të bëra me dije nga mediat e huaja, gjendja e priftit paraqitet jashtë rrezikut për jetën,ndërsa ishte plagosur edhe një murgeshë që ishte përpjekur të ndalonte autorin.

Sulmi ndodhi në kohën kur Franca po voton në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale. Kryetari i Bashkisë së Nicës, Christian Estrozi, përmes një postimi të veçantë në Twitter, tha se autori vuante nga probleme psikologjike.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu