Intervistë/ Xhim Dyrmyshi:” Nuk do e dish kurrë sa afër suksesit je nëse nuk provon sërish!”

0

Nga:Eneda Hasa
Xhim Dyrmyshi është djaloshi i talentuar nga Tirana, i cili është i pasionuar me aktrimin, çka tregohet qartë edhe në profilin e tij në Instagram.
1. Xhimi, ju keni studjuar për pikturë, mirëpo në profilin tënd në instagram shohim që je më i dhënë pas aktrimit. Pse zgjodhe të studjosh për piktuë dhe jo për aktrim?
Ehh piktura! Kohëra shumë të bukura…
Do t’ju them një sekret si u bera piktor,para se të vazhdoj me përgjigjet e tjera dhe këtë gjë ia rekomandoj të gjithë prinderve për fëmijët e tyre.
Isha diku tek mosha 10-vjeçare, ose më herët, nuk e di mirë, mbaj mend skicën time të parë që ka qenë e Gokut në seriali i “Dragon Dall”. Pasi bëra këtë skicë prindërit e miqtë e mi filluan të më jepnin 50 lek nëse u bëja një skicën që ata dëshironin. Kështu lindi ambicia më tepërt për pikturën, sepse një fëmije duhet të dish ta motivosh të jetë i përkryer.
Kthehemi të pyetja, që unë jam më i dhënë mbas aktrimit është, sepse edhe pse nuk paguhesha për të aktruar unë e bëja më mir se pikturën ,dhe kjo quhet passion, dashuri.
Jam i dhënë në të dyja profesionet, por synim kam regjizurën dhe aktrimin si primare.
2. Profilin tënd të Instagramit e ke përdorur për promovimin e talentit tënd. Si nisi dhe sa e vështirë ka qenë për ty që t’i bësh të gjitha vetëm, duke nisur që nga skenari e deri tek filmimi pa ndihmën e një profesionisti të fushës?
Në fillim ishte çdo gjë shaka mes shokesh, të bënim “video funny”.
Më pas dëshiroja ta ktheja në diçka serioze, dhe pse jo karrierë në të ardhmen.
E vështirë është diçka vëtem kur nuk e bën me pasion, por unë e adhuroja atë që po bëja ,kështu që ishte shumë e lehtë për mua. E vetmja gjë pak e vështirë në fillim ishte gjetja dhe akumilimi i fjalëve në mënyrën e duhur për t’i shprehur në video.

3. Si je mirëpritur nga ndjekësit tuaj në instagram, ke marr mbështetje apo ka dhe nga ata që të kanë gjykuar negativisht për atë që bën?
Mbështetësit e mi më të mëdhenj janë femrat, e di pse?
Sepse po të futesh në videot e mia përkrahjen e marrin femrat.
Pasi unë i jap shumë mbështetje femrave pasi prej një femre u linda ,jo se mashkulli ngelet mbrapa por unë s’mund të dal të them mbroni meshkujt (hahha është qesharake.)
Në jetë do paragjykohesh jashtëzakonisht shumë, por ti ke dy mundësi : Ose të vazhdosh para në rrugën që ti ke zgjedhur dhe ta arrish qëllimin tënd deri në fund, ose merre ëndërren, vendose në një sirtar, kyçe dhe më pas çëlsin hidhe në thellësinë e oqeanit vetëm sepse ke frikë paragjykimin.

4.Nga frymëzohesh për historitë që sjell nëpermjet filmave me metrazh të shkurtër ?
Frymëzohem shumë nga jeta ime dhe e njerëzve që kam njohur ndër vite. Më beso, çdo njeri që e sheh, dije se ai brenda vetes ka një lufte mes errësires dhe dritës, për veten dhe familjen e tij.
Jo vetëm se dikush qesh do të thotë që është i lumtur, për këtë arsye unë nxjerr historitë më të mira,nga ato për t’i sjell në fjalët ideale që njerëzit të gjejnë veten të çdo video që unë postoj.

5. Cilin projekt do të veçoje si më të parapëlqyerin tënd dhe cili ka qenë më i pëlqyer nga ndjekësit tuaj?
Është filmi me metrazh të shkurtër që kam bërë tani së fundmi, “Blind Love”, e gjeni në youtube. Kam dhe videon që bëri bujë të madhe nëpër portale, në instagram “Mos e quaj një femër kurvë!”. Ia vlen ta ndiqni! Pastaj janë shumë shumë video, sepse të gjitha flasin për një tematik të ndryshme.

6. Sa e vështirë është për të ndërtuar karrierën e aktorit në Shqipëri?
Sa e vështirë është? Jashtëzakonishtë shumë e vështirë, sepse jemi vend i varfër ,me njerëz me ëndërra të mëdha dhe jo te gjithë do ia dalin në fund për ta arritur këtë gjë, por që asnjëherë s’duhet hequr dorë pavarësisht çdo gjëje.
Një aktor figurant merr rolin më të thjeshtë kundrejt roleve të tjera, përsa i përket filmit rroga e tij ditore është e barabartë me atë të një kamarieri dhe si mos të copëtohet zemra, kur sheh dikë që bën art të vleresohet aq pak.

7. Kemi parë që bën edhe video me fjalime motivuese. Çfarë mesazhesh synoni kryesisht t’i përcillni bashkëmoshatarëve tuaj?
Unë jam i pari dhe i vetmi që bëj video me fjalë motivuese, përveç faktit që jam “The best” në Shqipëri përsa i përket kësaj fushe, por edhe për faktin që kam larguar çdo emocion, çdo energji negative që mund të ma përcjellin njerëzit “haters” tek unë ,në momentin kur shtyp butonin “REC” në video.
Mesazhi im është shumë i qartë dhe jo vetëm për moshatarët e mi, por dhe fëmijët dhe personat shumë më të rritur së unë që: “Pavarësisht kë humbëm, pavarësisht kush na tradhëtoi, pavarësisht lëndimeve dhe dështimeve mos harroni asnjëherë, që një ditë e re sjell mundësi të reja, njerëz të rinj, dashuri të reja” .
Dua të flas pak për ëdërrat që kanë të gjithë. Mos u dorëzoni pa e provuar! Nëse të mbyllet një derë, mos harro, shtëpia ka dhe dritare për të ia dalur!
Dështove.
Okey. Vazhdo,ngrihu sërish provo! Dështon sërish , e rëndësishme është ta provosh sërish. Nuk do e dish kurrë sa afër suksesit je nëse nuk provon sërish!
8. Cili është pasioni yt më i madh, piktura apo aktrimi?
Të dyja janë të pandashme sepse ndërlidhen me njëra-tjetren. Nëse jam në skenat e xhirimit, është piktura ajo që thotë kjo skenë duhet të jetë më këtë ngjyrë, ky objekt duhet atje.
E kupton? Prandaj janë të pandashme të dyja dhe besoj prandaj do jem “THE BEST”, sepse jam artist me kuptimin e plotë të fjalës.

9. Cilat janë planet e tua për të ardhmen? Ku e sheh veten tënde pas 5 vitesh?
Planet e mia janë pafund nuk e ke iden.
Unë shkruaj shumë, mund të kem mbi 20 filma me metrazh të shkurtër si histori dhe 6 filma me metrazh të gjatë për kinema.
Me një ndër ta po punojmë për momentin. Do të titullohet “1 4 A – A 4 1” kjo gjë po bëhet eksluzive vëtem për ju, por mos të zbulojmë më tepër, të ngelet për t’u parë.
Duhet punë, shumë punë dhe vullnet, realizim ,njerëz të mirë rreth vetes dhe brenda 5 vjetëve besoj shumë, po shumë,se do jem një ndër regjizorët dhe aktorët më të mirë në kinemat shqiptare. Unë do jem ai që do sjell ndryshimin.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu