Ishte në pritje të 300 kg drogë që po i vinte nga Brazili, arrestohet narkotrafikanti shqiptar

0

Policia në Modena arrestoi një shqiptar 34-vjeçar, i cili rezulton një person i shpallur në person në kërkim ndërkombëtar për shkak të një urdhër arresti evropian të lëshuar nga autoritetet franceze.

Sipas mediave të huaja rezulton se 34-vjeçari po priste të merrte një ngarkesë prej 294 kg kokainë, të cilën autoritetet policore e kapën në portin francez të Montuar de Bretagne, brenda një konteineri nga Brazili.

Në bazë të hetimit të kryer, burri identiteti i të cilit nuk bëhet me dije është përgjegjës për trafikun ndërkombëtar të rreth 300 kg kokainë.

I gjetur në qytet në Modena, ai u prangos dhe u dërgua në burg.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu