Ballina AKTUALITET Italia lehtëson masat anticovid, hap muzetë, baret dhe restorantet

Italia lehtëson masat anticovid, hap muzetë, baret dhe restorantet

0

Italia ka lehtësuar kufizimet e koronavirusit në shumicën e rajoneve të saj, duke lejuar rihapjen e bareve, restoranteve dhe muzeve gjatë ditës si edhe liri më të madhe për të udhëtuar. Vendimi I qeverisë italiane vjen pavarësisht paralajmërimit të OBSH dhe ekspertëve të tjerë se lëvizja mund të jetë e parakohshme dhe e rrezikshme.

Në Romë, që përfshihet në rajonin e “verdhë” të Lazios, Koloseu dhe monumentet e tjera turistike si Panteoni dhe Galeria Borghese rihapën dyert. Vatikani gjithashtu lejoi vizitorët të ktheheshin në Muze dhe në Kapelën Sistine të cilat qendruan të mbyllura për 88 ditë – mbyllja më e gjatë që nga Lufta e Dytë Botërore.

Në zonat “portokalli”, baret dhe restorantet janë të kufizuara në marrjen në dorëzim ose shërbimin e dorëzimit në shtëpi, njerëzit nuk mund të largohen nga qytetet e tyre të banimit përveç për punë ose nevoja urgjente, dhe muzetë qëndrojnë të mbyllur. Në mbarë Italinë ka një shtetrrethim mbarëkombëtar nga ora 10 e mbrëmjes deri në orën 5 të mëngjesit, përfshirë distancën shoqërore dhe maskën në publik.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu