Ivi Kaso, deklaratë pasi përfundoi procesin e votimit “situata paraqitet e qetë”

0

Kandidati i PD në qarkun e Tiranës, Ivi Kaso ka dhënë një deklaratë pasi përfundoi procesin e votimit.

Kaso tha se deri më tani situata në qarkun ku ai kandidon është paraqitur e qetë dhe se njerëzit po shfaqin entuziazëm për të marrë pjesë masivisht në zgjedhje.

Të vetmet probleme të shfaqura sipas tij ishin ato teknike që lidhen me pajisjet elektronike.
Ndërkohë ai u shfaq i bindur për fitoren e partisë demokratike dhe tha se deri më tani pjesëmarrja e qytetarëve në votime ishte brenda pritshmërive.

“Situata deri më tani paraqitet e qetë , shihet me sy të lirë që njerëzit kanë entuziazëm për të shkuar në qendrën e votimit cka tregon që njerëzit e kanë konsideruar si një ditë për të marrë të ardhmen e tyre në dorë.
Masiviteti i tyre tregon që ata duan të kenë një ndryshim dhe shpresojmë që situata të vijojë e qetë si deri më tani.

Situata pothuajse paraqitet e qetë kudo, pavarësisht problemeve teknike lidhur me pajisjet elektronike në qnedrat e votimit.

Jam i bindur që përfundimi i procesit të votimit do të vërtetojë atë që e kanë thënë edhe sondazhet gjatë gjithë kësaj kohe.
Pjesëmarrja deri më tani është brenda pritshmërive tona”- përfundoi Kaso

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu