Prindërit e agravuar, Holanda padit “TikTok” për këtë arsye

0

Fondacioni për kërkimin e tregut me bazë në Amsterdam të Holandës paditi platformën popullore të mediave sociale me video të shkurtra “TikTok” për “neglizhencë lidhur me ofrimin e sigurisë dhe privatësisë së fëmijëve”. Fondacioni i Kërkimit të Informacionit të Tregut (SOMI) përmes një deklarate bëri të ditur se ka paraqitur një kërkesë prej 1,4 miliardë eurosh si dëmshpërblim, e cila u bë në emër të 64 000 prindërve.

Fondacioni pretendon se “TikTok” nuk merr në mënyrën e duhur lejen për mbledhjen e të dhënave të përdoruesve fëmijë duke shtuar se platforma e mediave sociale po bën shumë pak për të mbrojtur fëmijët. “TikTok” tani po përballet me një kërkesë për dëmshpërblim në një gjykatë të Amsterdamit për pretendimin e shkeljes së ligjeve të ndryshme të Bashkimit Evropian për mbrojtjen e të dhënave.

Duke folur për mediat lokale në Holandë, një zyrtar nga platforma e mediave sociale, tha se siguria e të dhënave personale është ndër prioritetet e saj.

“TikTok” u siguron prindërve qasje në llogaritë e fëmijëve të tyre në mënyrë që ata të mund të kontrollojnë llogaritë e fëmijëve të tyre nën moshën 16-vjeç.

Rikujtojmë, se “TikTok” lejon vetëm fëmijët mbi moshën 13-vjeç të bëhen anëtarë të platformës me pëlqimin e prindërve të tyre. Prej pak javësh tashmë, platforma e njohur “TikTok” arriti të bëjë virale një ushtrim për shkrirjen e dhjamit në bark dhe tonifikimin e saj përmes një kërcimi shumë të çuditshëm.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu