Ja përse bëhemi më kreativ kur bëjmë dush

0

Kreativiteti është një proces i paqartë, i cili shpeshherë na mungon në momentin kur e duam dhe na vjen kur më pak e presim, mjafton që të ndikohemi nga një ndodhi, gjendje ose ide e momentit.

Leo Widrich shpjegon “shkencën e krijimtarisë” në blogun e tij “Buffer”. Truri ynë krijon idetë më të mira kur prodhon më shomë dopaminë, shkaktare të së cilës janë dëgjimi i muzikës, ushtrimet fizike si dhe bërja e një dushi të ngrohtë.

Jemi të relaksuar. Kur kemi një gjendje shpirtërore të relaksuar, ka më shumë të ngjarë që ta kthejmë vëmendjen përbrenda, duke qenë të aftë të krijojmë lidhje të kuptueshme të mendimeve dhe ideve tona.

Jemi të shpërqendruar. Shpërqendrimi i jep trurit tonë një pushim, në mënyrë që nënvetëdija jonë të mund të punojë për një problem në mënyrë më kreative.
Një gjendje e lartë dopamine, relaks dhe shpërqendrim: Nuk është çudi që ide të shkëlqyera të ndodhin në dush!
Mësimi më i rëndësishëm nga kjo është të siguroheni që të keni një mënyrë për të kapur idetë tuaja kudo që ato të ndodhin, pasi kjo mund të jetë edhe individuale, në kohë dhe në vend.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu