Ja pse duhet të shkoni në një udhëtim, kinema apo restorant, vetëm

0

Profesoreshat e marketingut, Rebecca Ratner dhe Rebecca Hamilton, pasi anketuan qindra njerëz, gjetën se shumica e njerëzve kënaqeshin më shumë se ç’prisnin kur dilnin vetë. Në fillim sidoqoftë, njerëzit e anketuar thanë se iu desh të kapërcenin “ndrojtjen” apo ndoshta sikletin e të qenit vetëm.

Shumë pjesëmarrës të studimit supozuan se të tjerët do të mendonin se ata nuk kishin miq nëse do të shiheshin vetëm në publik. Kjo i bënte ata të hezitonin në fillim.

Megjithatë, një tjetër hulumtim i Thomas Gilovich na tregon se njerëzit as që po na kushtojnë vëmendje e jo më të mendojnë: “Uou dikush është ulur vetëm në kafene. Oh jo, ai s’duhet të ketë asnjë mik!”

Për shkak të një fenomeni unik të quajtur “Efekti i Spotlight” ne priremi të mendojmë se të gjithë po na shikojnë ose po vërejnë se për çfarë jemi duke menduar. Megjithatë, realiteti është se shumica e njerëzve janë shumë të interesuar për veten, të zënë ose të përqendruar në gjëra të tjera për t’i kushtuar kaq shumë vëmendje asaj që po bëjmë ne.

Pra, mos lejoni që këto mendime t’ju mbajnë në shtratin e shtëpisë. Në vend të kësaj, çohuni dhe shkoni tek ai restorani që keni dashur gjithmonë të provoni ose shkoni të shihni atë filmin që mezi po prisnit! Sapo të kapërceni sikletin e “pyes veten-çfarë-po mendojnë-të tjerët”, ka të ngjarë të takoni disa njerëz të rinj, të keni një përvojë argëtuese dhe ndoshta edhe të shijoni vetëm një gotë me verë të kuqe. Të gjitha këto mund t’i humbisni thjesht nga frika për të dalë vetëm nga shtëpia!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu