Ja se çfarë duhet të konsumoni për një kujtesë të fortë

0

Shpeshherë na ndodh të takohemi me njerëz të cilët ankohen se kanë një memorie të keqe, ose ndoshta hera-herës na ndodh të jemi ne personat që pavarësisht se mundohet të mos harrojnë çaste të bukura, sërisht nuk I kujtojnë ato pas disa kohësh.
Qelizat e trurit janë përgjegjëse për tejçimin e informacionit dhe nëse ne do të ushqeheshim shëndetshëm, atëherë do qelizat do të ishin funksionale në tejçimin e informacionit në tru.
Ushqimet që ndikojnë në memorie
Disa vlera ushqimore të veçanta të cilat sipas të dhënave të Agroëeb.org ndihmojnë në një memorie më të fortë janë:
• Magnezi i cili ushqen trurin dhe neuro-transitorët. Mund ta gjeni tek midhjet, arroret dhe bishtajoret.
• Vitamina C ndihmon në qarkullimin e gjakut në trup. Të pasura me të janë kivit, domatet, kumbullat, agrumet.
• Vitamina E përmirëson qarkullimin e gjakut në tru, ushqimet që e përmbajnë këtë janë farat e lule diellit, bajamet, vaji i ullirit, lajthia.
• Zinku mbledh dhe largon substancat toksike nga truri duke i nxjerrë ato jashtë organizmit tonë. Këtë mineral mund ta marrim përmes kërpudhave, drithërave dhe gocave të detit.
• Acidet yndyrore të omega 3 janë shumë të rëndësishme. Nëse në dietën tonë përfshijmë dhe ushqimet e detit, farat e linit, do të marrim një sasi të konsiderueshme.
Shafrani i Indisë
Dhe pse famën si një super ushqim e mori prej vlerave anti-inflamatore. Shafrani i Indisë ndihmon në reduktimin e pllakave bakteriale, shkaktarët kryesorë të Alzheimerit. Mund ta përfshini fare lehtë në gatimet tuaja, pasi është një erëz me shumë përdorime. Madje mund dhe ta përdorni në lëngjet e frutave të shtrydhura në mëngjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu