“Jam mafia, mafia , mafia”. ILD nis hetimin disiplinor për Enkeleda Kapedanin, video të papërshtatshme në TikTok

0

 

Videot e papërshtatshme në TikTok janë bërë arsye për të nisur një hetim disiplinor ndaj Kryetares së Gjykatës së Elbasanit, Enkeleda Kapedani.

“Te nderuar kolege! Zyra e Inspektorit te Larte te Drejtesise u njoh me materialet filmike te shperndara ne media mbi magjistraten E.K, kryetare e Gjykates Elbasan.Inspektori i Larte i Drejtesise Artur Metani ka urdheruar nisjen e hetimit disiplinor ndaj magjistrates per rastin. Ju faleminderit!”, njoftoi ILD-ja.

Hetimi për Enkeleda Kapedanin nisi për shkak se në TikTok po qarkullojnë video ku ajo shihet duke sfiluar në ambientet e Gjykatës së Elbasanit.

Gjyqtarja gjithashtu është kapur mat duke publikuar vazhdimisht video me kërcime dhe rroba të shtrenjta, ndërkohë qe niveli i kriminalitetit është rritur ndjeshëm në qytetin e Shqipërisë qendrore.

Videot me veshje të shtrenjta dhe me makina luksi vijën në një moment kur qyteti i Elbasanit mban rekord për kriminalitetin në vend.

Pavarësisht gjithçkaje, kryetarja e Gjykatës së Elbasanit, Kapedani, duket e imunizuar dhe pashqetësuar nga e gjithë situata e rëndë që mbizotëron në qytet dhe gjen kohën të argëtohet në TikTok me video nga më të ndryshme duke ekspozuar veshjet.

Madje nën ritmet e muzikës në njërën prej shumë videove të publikuara prej saj dëgjohet në sfond: ‘Jam mafia, mafia, mafia’.

Informacionet mbi performancën e Kapedanit në TikTok janë percjellë nga disa punonjës në policinë e shtetit dhe në prokurori, të cilët prej vitesh e konsiderojnë zonjën Kapedani si një gjyqtare problematike sa i takon lirimit të elementëve kriminalë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu