Janullatos në gjendje të rënduar/Trajtohet me mjekim të specializuar

0

Kryepeshkopi Janullatos mbrëmjen e sotme u transportua nga Shqipëria në Greqi me një avion ushtarak për t’u trajtuar me mjekim të specializuar në Athinë, pasi rezultoi i infektuar me koronavirus.

Transportimi i tij u bë me një kapsulë të veçantë barelë. Sipas mjekëve kurues, u konsiderua e nevojshme transferimi i tij në Athinë për shkak të moshës.

Kisha Orthodhokse “Shën Theodhori” Vlorë postoi në rrjetet sociale mesazhin e Janullatosit përpara largimit nga Shqipëria.

“Pjesëmarrja në dhimbjen e përbashkët është dhuratë Perëndie. Mos u shqetësoni, gjithçka do të kalojë. Edhe nëse jetojmë, edhe nëse vdesim, të Zotit jemi” tha Kryepeshkopi Anastas, ndërsa u largua për në spital” shkruhet në postimin në Facebook të Kishës Orthodhokse “Shën Theodhori” Vlorë.

Burimet kanë treguar se ai ndodhet në gjendje të rënduar, por jashtë rrezikut për jetën.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu