“Je shumë i shpifur, dreqi e mori…”/ Juli e pyet nëse është e lidhur jashtë, ja si përgjigjet Erjola

0

Graciano Tagani ka treguar së fundmi se Romeo Veshaj i ka dërguar mesazhe Erjola Doçit jashtë shtëpisë së “Big Brother VIP3”. Këtë e kanë mohuar dy banorët, por ajo që është prekur më shumë nga kjo deklaratë është moderatorja.

Gjatë një bisede me Julian Dedën, Erjola u shpreh se akuzat e balerinit janë shumë të forta dhe nuk e din se çfarë do të kishte ndodhur nëse do të kishte qenë e lidhur jashtë.

“Asgjë, do të kishte ardhur brenda dhe do të kishte thënë del një çikë përjashta. Si babai kësaj (Heidit) që ka shkuar atje”– u shpreh aktori duke qeshur.

“Se mos je e lidhur jashtë dhe s’ke treguar”, e ngacmon Juli Erjolën, ku kjo e fundi ti përgjigjet se nuk është. Por sërish aktori dyshon dhe i kërkon asaj që të betohet, por Doçi refuzon të bëjë një gjë të tillë.

Madje më herët Juli i kërkoi Erjolës që të bënte be edhe se Romeo nuk i kishte bërë mesazh, por moderatorja tha që nuk betohet më për gjëra të tilla dhe iu drejtua duke i thënë:

“A e ke seriozisht? Je shumë i shpifur me këtë muhabet. O Jul Deda dreqi e mori, po do beso te fjala ime po do mos beso. Nuk i vë dot mbi shpinë çunit të huaj diçka që nuk e ka bërë, se më nxive jetën”.

Pjesë nga biseda:

Erjola: Po të kisha qenë e lidhur jashtë o Jul edhe s’dua ta ndaj. A e kupton se çfarë lloj akuzash? A e kupton se çfarë do të kishte ndodhur?

Juli: Asgjë, do të kishte ardhur brenda dhe do të kishte thënë del një çikë përjashta. Si babai kësaj (Heidit) që ka shkuar atje

Erjola: Ka jetë përtej o Jul, nuk futen akuzat

Juli: Se mos je e lidhur jashtë dhe s’ke treguar

Erjola: Nuk jam dhe prandaj jam e qetë. Nuk jam shyqyr Zotit

Juli e shikon me dyshim

Erjola: O Jul nuk jam more burrë

Juli: Qyqja as për këtë nuk betohet

Erjola: O Jul

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu