U filmua duke dhunuar të ëmën në Tiranë, arrestohet 36-vjeçari, sapo kishte dalë nga burgu

0

Gentjan Kola ka rënë në prangat e Policisë së Tiranës, pas publikimit të një video ku shihej teksa dhunonte të ëmën në zonën e Alliasit.

Policia bën me dije se Kola ishte në masën “arrest në shtëpi”, masë e cila i është zbutur pak kohë më parë me vendim Gjykate. Edhe më herët ai ka rënë në prangat e bluve për të njëjtën vepër penale, dhunë në familje.

Në videon e publikuar ky shtetas shihej teksa kapte për flokësh nënën e tij të moshuar, e më pas e shtynte dhe i bërtiste me të madhe.

Njoftimi i plotë i Policisë: 

Në lidhje me një video të publikuar ditën e sotme, në portalin “JOQ”, në të cilën shfaqet një shtetas që dhunon nënën e tij, ju informojmë se:

Strukturat e Komisariatit të Policisë Nr. 4, menjëherë pas publikimit të rastit, identifikuan dhe shoqëruan shtetasin G. K., 36 vjeç, banues në Tiranë, aktualisht me masë sigurimi personal “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Dhuna në familje”.

Në vijim të veprimeve u bë arrestimi i tij për veprat penale “Dhuna në familje”, dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë falënderon dhe fton mediat e qytetarët që të denoncojnë rastet e paligjshmërive në çdo formë të shfaqjes së tyre, në numrin 112, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu