“Je si vaj Borshi, ekstra i virgjër”! Deklarata e Julianit për Sindin, reagon Olti Curri

0

Ajo që u nis si thjesht një replikë apo ndoshta batutë, përfundoi në një zënkë të vërtetë. Juli i tha Sindit se shumë i kishin sugjeruar që të dilte në takim me të, sepse ishte si vaj Borshi, ekstra i virgjër. Mirëpo Sindi nuk e priti aspak mirë këtë koment, madje iu kthye shumë ashpër konkurrentit. Ajo e cilësoi shprehjen e tij si shumë seksiste dhe shpërtheu në të bërtitura kundër Julianit.

Mbi të gjithë këtë situatë ka reaguar së fundmi edhe Olti Curri, përmes një sërë postimesh në Instagram Story. Sipas tij, fjalët e Julit nuk ishin aspak bullizuese.

Mbi deklaratën e shumëkomentuar, Sindi reagoi ashpër në studio:

“Këto komente janë shumë seksiste dhe unë të sugjeroj që me këto komente ta mbyllësh gojën dhe të mos i bësh më kurrë para një femre. Kush je ti të bësh këtë koment për mua. Të arrish në këto komente për mua, mbylle gojën dhe të kërkosh falje tani”, u shpreh Sindi e nervozuar.

Madje ajo kërkoi që Juliani të largohej, duke u shprehur: “O unë, o ti në këtë studio”. Debati mes tyre vijoi gjatë dhe Juliani u shpreh se nuk ja tha me të keq dhe nuk e dinte që ajo nuk mbante shaka të tilla.

Gjatë këtij debati ndërhyri edhe Mevlani, që tha se Juliani nuk i ofendoi dhe me siguri Sindi nuk do reagonte në këtë mënyrë nëse Juliani do i thoshte se është si lule tulipani. Sindi i kërkoi Mevlanit që të mos ndërhynte, mirëpo ky vazhdoi të komentonte dhe Sindi u ngrit e u bë gati ta godiste. U desh ndërhyrja e djemve të tjerë që ajo të ndalej, por më vonë Sindi u largua nga studioja me të bërtitura duke u ndjerë e ofenduar.

“Seriozisht e keni ju. Ai më ofendon, ju nuk reagoni asnjë”, tha Sindi dhe më pas u largua.

Për largimin e Sindit nga studio dhe faktin që Juliani nuk mbajti përgjegjësi për fjalët që tha, produksioni vendosi pezullimin e dy konkurrentëve. Ky vendim u komunikua nga Bora, ndërsa Sindi dhe Juliani nuk ishin të pranishëm në studio. Ndërkohë, ende nuk dihet për sa kohë do të zgjasë pezullimi i konkurrentëve nga emisioni.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu