
Pashkët, të njohura botërisht si sezoni i ngrënies së çokollatave, janë vetëm 1 ditë larg. Përpos historisë, apo ushqimeve tradicionale që gatuhen ato ditë, vëmendjen më të madhe e marrin vezët.
Të gjithë ata që e festojnë duhet të jenë duke i zier dhe ndërkohë po mendojnë për dekorin, të lodhur nga ngjyra e kuqe tradicionale. Si traditë, vezët e Pashkëve shkëmbehen mes miqsh dhe familjarësh dhe pse të mos marrim çmimin e parë për dekorin më të bukur?!
Hiqni dorë nga dekori minimalist, për të provuar dizajnet nga më të çuditshmet e deri tek më moderne të vezëve.
A nuk e adhuroni këtë vezë?! Karamele shumëngjyrëshe të spërkatura mbi vezën çokollatë. Ndonëse nëpër botë kjo vezë kushton 4 paund, mund ta bëni vetë shumë lehtë!
Veza e frymëzuar nga Game of Thrones! Të gjithë të fiksuarit pas serialit le të provojnë vezët e dragoit këtë vit!
Vezë çokollatë në formën e avokados! Janë kombinimi më i mirë i mundshëm dhe askush tjetër përveç jush s’do t’i ketë më të bukura. Ua sigurojmë!
Nuancat pastel nuk ju lënë kurrë në baltë. Sigurohuni që vezët të shkojnë më sfondin.
Nëse s’keni kohë mjaftueshëm për t’u marrë me dekorin e tyre, përdorni hilen tjetër. Atë të aksesorëve zbukurues. Një vezë e lyer me bojë të kuqe brenda një “kafazi” të tillë apo një shporte jo dhe aq të zakonshme.