“Ju mori malli për mua?”, Trump rrëmben mikrofonin në mes të një dasme

0

Donald Trump u shfaq së fundmi në një dasmë që po zhvillohej në resortin e tij në Florida, ku foli kundër Joe Biden.

Ish-presidenti i SHBA-së mori mikrofonin dhe foli për situatën në kufirin me Meksikën.

“Ju mori malli për mua?”, pyeti Trump dasmorët, gjë që u shoqërua me brohoritje.

”Shoh lajmet që flasin për kufirin, për Kinën, për Iranin. Ne ishim gati të bënim një marrëveshje, ata ishin gati të bënin çdo gjë. Dhe ky miku (Biden) shkon e heq sanksionet e thotë që do të donim të negocionim tani. Kufiri nuk duket mirë. Është më keq nga sa e kam parë ndonjëherë. Ajo që po u ndodh fëmijëve, janë në kushte katastrofike. S’ka pasur kurrë gjë si kjo më parë”, tha Trump.

Në mbyllje të fjalimit, Trump ngriti dolli për ‘çiftin e mrekullueshëm e të bukur’ John e Megan Arrigo.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu