Humbi jetën tragjikisht mes flakëve, qeveria akordon 1 milionë lekë për familjen e Arjan Salës

0

Qeveria shqiptare ka akorduar një fond prej 1 milionë lekësh të rinj për familjen e Arjan Salës, që humbi jetën tragjikisht në zjarrin që ra në një magazinë në Tiranë.

Ngjarja e rëndë ndodhi të mërkurën e javës së shkuar, kur një zjarr përfshiu magazinën ku Arjan Sala punonte si shef i rojeve të sigurisë.

32 vjeccari u fut brenda magazinës duke bërë të mundur shpëtimin e shumë personave që gjendeshin brenda magazinës, përpara se të ngecte për vete brenda. Fatkeqësisht, zjarri rezultoi fatatl për të riun, trupi i të cilit u gjet vetëm pas 3 ditë kërkimi.

Ditën e sotme, kryeministri Edi Rama vizitoi familjen e të ndjerit dhe i dorëzoi certifikatën e shpalljes “Dëshmor i Atdheut”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu