Juli thumbon takimin e Sarës : Elektriçist nuk jam, por e pashë tensionin mes tyre

0

Puntatën e sotme në Për’puthen u dha takimi mes Geljanit dhe Sarës. Pas takimit, në studio Sara tha se ishte shumë në siklet në këtë takim dhe ndjeu tension.

Përgjigjen për këtë e dha vetë Geljani, i cili tha se duke parë që Sara është lozonjare me të gjithë djemtë vendosi që mos i linte asaj mundësinë të bënte të njëjtën gjë me të.

Juli: Elektriçist nuk jam, por e pashë tensionin mes tyre.

Geljani: Nuk ndjeva tension.

Sara: Nuk më pëlqeu që tha, “Dola që të mos ofendohem”.

Geljani: Të them unë, çke. Sara që në fillim erdhi e gatshme për të bërë lojë e ngacmime. Unë nuk jam tipi që ta bëj këtë gjë.

Sara: Kjo është pjesë e karakterit tim, jam ngacmuese, më pëlqen të luaj. Nuk e heq dot atë gjë. Sjellja e tij në takim ishte sulm.

Andi: Sara doli blof kësaj radhe.

Sjelljen e Geljanit e përshëndetën të gjithë djemtë, madje edhe opinionisti Arjan Konomi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu