Juventus, dyshohet edhe për një tjetër lojtar me COVID-19

0

Juventus-Napoli është sërish në rrezik dhe këtë herë prej situatës së krijuar te kampionët në fuqi të Italisë. Leonardo Bonucci dhe Merih Demiral janë infektuar me COVID-19 dhe nuk mund të luajnë në këtë sfidë të programuar për nesër.

Gjithccka varet nga autoritetet shëndetësore, pasi është edhe një tjetër futbollist që është i prekur me COVID-19, por ka ngarkesë virale shumë të ulët. Kjo është ajo që shkruan gazeta “Corriere dello Sport”.

Pritet që lojtari të bëjë tamponin dhe pas përgjigjes së testit do të shihet nëse ai është në gjendje të luajë për Juventusin nesër. Gjasat janë që ndeshja të luhet, por duhet pritur një vendim final.

Juventus-Napoli ishte programuar të zhvillohej që në muajin tetor, por skuadra e Gattusos nuk udhëtoi drejt Torinos pasi ASL e Napolit nuk i lejoi, për shkak të disa rasteve në COVID-19 që ishin shfaqur në skuadrën e Serie A.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu