Kadastra e Fierit/Koçi: Po kthehet nga muze korrupsioni në atraksion për shushunja

0

Deputeti socialist, Petro Koçi ka komentuar dhe një herë situatën në Kadastrën e Fierit. Me anë të një postimi të bërë në rrjetin e tij social ‘Facebook’, Koçi shkruan se Kadastra është kthyer nga muze e korrupsionit në një atraksion për shushunja gjakthithëse të reja dhe të vjetra.

POSTIMI:

Kadastra e Fierit po kthehet nga muze i korrupsionit dhe pisllekut edhe ne nje atraksion per shushunja gjakthithese te reja e te vjetra. Nje koniukture ndervepruese, armike me moralin e qeverisjes se PS dhe te fitores se 25 Prillit. Jazek!

Deputeti i Partisë Socialiste Petro Koçi ka reaguar dhe më parë për situatën në Kadastrën e Fierit. Në 31 korrik ai deklaroi se në Fier duart e krimit janë shtrirë mbi financat publike. Petro Koçi tha se trafikantë droge tashmë kanë legalizuar subjekte biznesi që fitojnë tendera publike.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu