Kampioni i Juventus-it Cristiano Ronaldo dhe e dashura e tij Georgina thyejnë rregullat anti-covid

0

Kampioni i Juventus-it festoi ditëlindjen e të dashurës së tij në një vend më dëborë, në vendin turistik të Luginës Aosta  por për shkak të kufizimeve aktualisht në fuqi, udhëtimet janë të ndaluara.

Ronaldo e ka parë të arsyeshme të përfitojë nga koha e tij e lirë për një udhëtim romantik dy ditor me të dashurën e tij, Georgina Rodrigues në Courmayeur, në fakt duke shkelur rregullat anti-covid që ndalojnë lëvizjen nga një rajon në zonën portokalli të Piemontes.

Cristiano ka publikuar një video në instagramin e tij, të cilën e hoqi menjëherë, por jo aq shpejt sa të ndalonte përhapjen e polemikave.

Ronaldo dhe Georgina të cilët nuk janë gjobitur për shkeljen e rregullave, ka të ngjarë të marrin dënimin e tyre sapo të kthehen në shtëpi, shkruan La Repubblica.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu