Kapen mat dy të rinjtë, ishin duke bërë gati kokainën pë ta shpërndarë

0

Janë arrestuar ditën e sotme në lagjen 13 të qytetit të Durrësit 2 shtetas pasi iu gjet drogë e llojit kokainë, të cilën po e përgatisnin për ta shpërndarë dhe shitur në doza të vogla.

Të arrestuarit në flagrancë janë shtetasit A. D., 30 vjeç dhe A. N., 34 vjeç, të dy banues në Tiranë. Ndaj tyre u ushtrua edhe një kontroll në mjetin tip ‘Nisan’ që zotërohej nga ta.

Gjatë kontrollit u sekuestrua edhe një sasi prej 61.5 gr lëndë narkotike të dyshuar si kokainë.

Njoftimi i plotë

Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative se në lagjen nr. 13, Durrës, 2 shtetas dispononin lëndë narkotike dhe po përgatiteshin për ta shitur atë në doza, organizuan punën dhe arrestuan në flagrancë shtetasit:

A. D., 30 vjeç dhe A. N., 34 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip “Nissan” me drejtues shtetasin A. N., shërbimet e Policisë kanë gjetur një sasi prej 61.5 gr lëndë narkotike të dyshuar kokainë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu