Kapet 110 kg kokainë nën logon e “Jacob&Co”. Synonte tregun italian, ishte fshehur mes frutave nga Ekuadori

0

ITALI- Mbi 110 kilogramë kokainë e pastër u kap në portin e Katanias. Droga, e ndarë në 96 blloqe, ishte e fshehur në disa kontejnerë me fruta tropikale nga Ekuadori. Doganierët vunë re se një kontenier kishte një saldim të parregullt në çati dhe sollën qenin anti-drogë për të parë nëse do të nuhaste diçka dhe ashtu ndodhi. Më pas, falë ndërhyrjes së zjarrfikësve zbuluan ngarkesën e drogës.

Deri më tani raportohet se droga nëse do të përfundonte në treg do të kapte vlerën e 12 milionë eurove, ndërsa gjatë testeve të bëra në laborator, pluhuri i bardhë kishte një përqindje shumë të lartë pastërtie, të barabartë me mbi 80%.

Ajo që e bën më të veçantë këtë ngarkesë është firma që mban sipër pakoja e kokainës. Kësaj herë nuk është një firmë rrobash, por një bizhuterish, e cila është me bazë në Gjenevë dhe quhet: Jacob&Co! Nga kjo faqe mund të porositen ora që shkojnë dhe shiten për qindra mijëra dollarë. Shembull i kësaj është fakti që në faqen zyrtare, nuk ka çmime për asnjë bizhuteri.

Ndërkohë që hetimet nuk kanë përfunduar ende pasi do të zbulohet se cili ishte destinacioni përfundimtar i drogës dhe kush ishte personi që e sillte nga vendet e Amerikës së Jugut, që së fundmi janë kthyer në ‘hambarin’ e drogës edhe për Europën.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu