Kapet autori i krimit makabër: E qëlloi, e dogji dhe e lidhi pranë varreve

0

Policia greke ka zbardhur krimin brutal të ndodhur në Katerini, ku një burrë u gjet i djegur, ndërsa në kokë i kishin vendosur një kapuç dhe e kishin lidhur në një shtyllë.

Autori i vrasje shokuese është arrestuar nga policia dhe sipas asaj që raportojnë mediat në vend, ai dhe viktima njiheshin prej kohësh pasi të dy ishin përdorues të drogës.

Autori i ka thënë policisë se në vitin 2016, viktima e kishte dorëzuar në polici për drogë, e më pasi ai u arrestua dhe u burgos dhe kjo ka qenë edhe arsyeja që e çoi në krimin makabër.

Si ndodhi vrasja

Fillimisht ai e qëlloi viktimën me një armë gjahu e më pas e dogji trupin e pajetë që të zhdukte edhe gjurmët. Trupi i tij i karbonizuar u gjet i lidhur pas një muri rrethues, pranë një varreze në Kallithea, Katerini.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu