KAS rrëzon PD-në, pranon vetëm kërkesën e PS-së për fletën e votimit

0

Komisioni i Ankimimit dhe Sanksioneve ka pranuar kërkesën e Partisë Socialiste për fletën e votimit, duke rrëzuar kështu propozimin e PD-së.

PS kërkonte që kandidatët të vendoseshin me numra në listë dhe jo me emra, siç kërkonte PD.

Sipas KAS, orientimi i fletës së votimit do të jetë horizontale. “Ky vendim hyn menjëherë në fuqi dhe publikohet në faqen zyrtare të KQZ-së. Për këtë vendim mund të bëhet ankimim.”, tha përfaqësuesi i KAS.

Burime bëjnë me dije se Partia Demokratike do të ankimojë vendimin në Kolegjin Zgjedhor. Kujtojmë se PD kërkonte që fleta e votimit të ishte me emra kandidatësh në formatin “portrait” ose të shkruar në mënyrë vertikale.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu