Eksperimenti i Eurovision : A do të ketë festivale në pandemi?

0

Në një eksperiment të ngjashëm me një organizim të Spanjës të pak ditëve më parë, deri në 3,500 njerëz do të jenë në gjendje të marrin pjesë në festivalin Eurovision, si pjesë e një prove për të gjykuar nëse mund të rihapen skenat e tilla gjatë pandemisë, njoftoi qeveria holandeze.

Madhësia e audiencës do të varet nga situata epidemiologjike në atë kohë (18 deri më 22 maj), tha qeveria (via Euronews). Spektatorët gjithashtu do të duhet të zbatojnë kushtet duke përfshirë paraqitjen e një testi negativ për Covid-19.

“Ne do të shqyrtojmë opsionet e disponueshme tani dhe do të shpallim më shumë detaje në javët e ardhshme se si mund të pranojmë në mënyrë të sigurt audiencën në Rotterdam nëse situata e lejon. Shëndeti dhe siguria e të gjithë atyre që marrin pjesë në këtë ngjarje mbetet përparësia jonë kryesore.

Siç është njoftuar më parë, të gjitha delegacionet, artistët dhe ekipi i produksionit do të ndjekin një protokoll të rreptë dhe nuk do të kenë kontakt me audiencën.”

Një eksperiment i tillë u organizua në Spanjë fundjavën e kaluar, ku 5,000 dashamirës të muzikës morën pjesë në një koncert në Barcelonë të grupit Love of Lesbian.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu