Katy Perry ruan një marrëdhënie të shkëlqyer me ish-in e partnerit të saj

0

Bashkëshorti i Katy Perry-t, Oralndo Bloom, ka një djalë 10-vjeçar, Flynn, nga lidhja e tij e mëparshme me modelen Miranda Kerr. Ndonëse shumë çifte i japin fund çdo lidhjeje pas ndarjes, ky nuk është rasti i Orlando-s dhe Miranda-s. Madje kjo e fundit ka një marrëdhënie për t’u pasur zili edhe me Katy-n.

Së fundmi gjatë një videoje live në Instagram me Miranda-n, Katy ka treguar se modelja e ka frymëzuar çiftin që të vendosin zakone të shëndetshme për ushqyerjen.

“Miranda është shumë e vetëdijshme për shëndetin. Mendoj se në familjen tonë moderne, ajo është ndoshta më e ndërgjegjshme për shëndetin nga të gjithë ne, edhe pse Orlando është… e pëlqen shumë këtë gjë”, u shpreh Perry.

Ndërsa Miranda theksoi se Orlando është shumë i fiksuar pas fitness-it dhe këtë gjë e konfirmoi edhe Katy.

“Dhe ti e ndihmon për ta inkurajuar dhe ai më inkurajon mua. Është shumë për të qeshur, sepse kur vjen Flynn në shtëpinë tonë, gjithmonë na surprizon me njohuritë për kujdesin ndaj lëkurës apo ushqimin. Prej tij filluam të mos konsumonim më vezë në shtëpinë tonë. Kur erdhi në fillim në shtëpi Flynn na tha ‘Nuk më pëlqen fare të ha vezë. Ne nuk hamë vezë në shtëpinë tonë’. Unë ngela dhe mendova ‘nuk do hamë më vezë’”, ka treguar Katy dhe Miranda i kërkoi falje duke qeshur.

InfoWebTv

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu