Bleu sallatën e freskët në supermarket,gjarpri del nga qesja pa hezitim

0

Të gjithë kemi dëgjuar për gjarpërinjtë. Por një gjarpër brenda sallatës  është diçka që askush nuk duhet të hasë.

Megjithatë, kjo është pikërisht ajo që ndodhi me një familje në Sidney, të cilët gjetën një gjarpër helmues në qesen e tyre me produkte të freskëta pas një blerjeje në supermarket.

“Natën e kaluar djali im gjeti një gjarpër foshnjë me kokë të zbehtë në sallatë,” shkroi nëna Lesley Kuhn në një postim në Facebook, ku kishte vendosur edhe dy foto.

Ata treguan krijesën e vogël të zezë dhe gri që rrëshqiste midis gjetheve.

Sipas Muzeut Australian, gjarpri me kokë të zbehtë është një specie e ndrojtur, por nervoze nëse ngacmohet.

Ai paralajmëron që nëse ndonjë e ngacmon gjarprin ai do të “godasë pa hezitim, duke dhënë kafshime të shumta në një interval kohe të shpejtë”.

Megjithëse nuk ka pasur vdekje të regjistruara nga speciet e tilla, helmi i tij mund të prodhojë disa simptoma të pakëndshme, duke përfshirë dhimbje koke të rëndë, shikim të paqartë, dhimbje të lokalizuar dhe gjakderdhje anormale, shton ajo.

Për fat të mirë Kuhn dhe familja e saj mbetën të padëmtuar nga vizitori i tyre i papritur.

Ajo konfirmoi se gjarpri u morë nga Shërbimi i Informacionit, Shpëtimit dhe Edukimit të Kafshëve të Egra dhe u lëshua përsëri në Queensland.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu