Këngëtarja italiane vritet barbarisht nga bashkëshorti me thikë

0

Këngëtarja italiane Piera Napoli është vrarë barbarisht nga bashkëshorti i saj në shtëpinë e tyre në Palermo.
Trupi i pajetë i 32-vjeçares është gjetur në banjën e shtëpisë, pasi bashkëshorti i saj Salvatore Baglione, 37 vjeç, u paraqit në polici për të njoftuar krimin e tmerrshëm që kishte kryer.

Çifti ka tre fëmijë, ndërsa 37-vjeçari u arrestua menjëherë për ngjarjen.

Salvatore Baglione kishte dalë për të marrë 3 fëmijët të cilët ishin të gjyshërit e tyre dhe ishte kthyer në shtëpi. Aty nisi sherri, i cili sipas mediave italiane ka ndodhur për arsye xhelozie.

Pas debatit me tone të ngritura, i dëgjuar edhe nga fqinjët e tyre, 37-vjeçari ka goditur disa herë me thikë bashkëshorten e tij, ndërsa më pas u paraqit në polici.
“Problemet kanë qenë të vazhdueshme, ndërsa vajza qëndroi në shtëpi vetëm për fëmijët”, tha babai i viktimës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu