Kërkimit për trajner duket se i erdhi fundi, Conte zbulon 4 kërkesat drejt Real Madridit

0

 

Në shtëpinë e Real Madrid janë ditët e kërkimit për trajnerin e ri dhe shtypi spanjoll tani ka zvogëluar listën e pasardhësve të mundshëm të Zidane. Pasi i dha lamtumirën Interit, Antonio Conte është në ‘pole position’ për të nënshkruar me madrilenët. Tekniku nga Lecce i ka kërkuar presidentit Florentino Perez katër dëshira dhe e para është përforcimi i mbrojtjes, me Sergio Ramos pothuajse i larguar.

E dyta lidhet me kontratën, italiani kërkon një marrëveshje tre-vjeçare, ndërsa klubi madrilen aktualisht i ka ofruar dy. Ndërsa për dëshirën e tretë dhe të katërt është merkato. Emrat në listë është e gjatë, duke filluar me Kante-n dhe Lukakun. Emri i sulmuesit belg ka bërë që të frikësohen tifozët e Interit.

Lukaku është shumë i lidhur me ekipin dhe qytetin, por nëse ka dikush që mund ta bindë atë ta ndjekë, është Conte, mentori i tij që e falënderoi publikisht pas lamtumirës. “Më ndryshove si burrë dhe si lojtar, unë do të mbaj mend të gjitha mësimet. Faleminderit për gjithçka që keni bërë. Unë të detyrohem shumë, Antonio Conte”.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu