Kishte shkuar me pushime, 62-vjeçari ndërron jetë teksa lahej në det

0

Një 62-vjeçar shqiptar banues në Pistoia, Mesut Sinameta, ka gjetur vdekjen ditën e djeshme, në kohën kur ishte duke u larë në det.

Ai kishte shkuar në plazh, në Marina di Veçhiano, Itali, me familjen e tij, por kur kishte hyrë për t’u larë, pësoi goditje në zemër. Roja bregdetare, e nxorri në breg 62-vjeçarin dhe i dha ndihmën e parë.

Kur mbërritën mjekët, u bë gjithçka e nevojshme, përfshirë përdorimin e defibrilatorit, por për fat të keq shqiptari nuk mbijetoi dot.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu