Kjo është ‘supervila’ që grabitësit tentuan ta vidhnin, e pajisur cep më cep me kamera, plagosën gruan dhe djalin e mitur

0

 

Mësohen detaje të reja nga tentativa e grabitjes me pasojë plagosjen e dyfishtë të familjarëve në banesën e shtetasit Baki Guga në Karpen të Kavajës.

Autorët që kanë hyrë me dhunë në banesë kanë qenë tre, dhe pasi u pikasën nga ana e familjarëve, kanë lënduar 2 prej tyre, përshirë dhe një fëmijë 13-vjeçar dhe janë larguar me shpejtësi prej aty.

Policia tregohet tepër e rezervuar në dhënien e informacioneve, ndërkohë që familjarët nuk shprehen të gatshëm që të flasin për mediat. Banesa është disa katëshe dhe e pajisur me kamera sigurie, por pavarësisht kësaj, policia ende nuk ka rënë në gjurmët e autorëve, që janë larguar në drejtim të paditur.

Banorët e Karpernit shprehen të shqetësuar dhe mjaft të pasigurt pas ngjarjes, pasi sipas tyre grabitësit kanë hyrë në një shtëpi, për të cilën e dinin fare mirë që ishte e banuar dhe e pajisur me kamera.

Fatmirësisht gruaja dhe i mituri që kanë mbëtur të lënduar pas ngjarjes ndodhen jashtë rrezikut për jetën dhe në gjendje të mirë shëndetësore në spital.

Njoftimi i policisë:

Më datë 05.02.2021, rreth orës 20:00, në fshatin Karpen, në Kavajë dyshohet se tre persona ende të paidentifikuar kanë tentuar të vjedhin në banesën e shtetasit B. G., 70 vjeç, por janë diktuar dhe kanë hasur në rezistencën e familjarëve, ku për pasojë është lënduar shtetasi A. G, 13 vjeç dhe shtetasja R. G., 47 vjeçe, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Autorët nuk ka mundur të realizojnë vjedhjen dhe janë larguar me shpejtēsi.

Shërbimet e policisë me marrjen e njoftimit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe vijon me sherbimet e shtuara krehja e zonës për kapjen e autorëve.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sigurimin e çdo prove që do ti shërbejnë zbardhjes së ngjarjes.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu