“Kjo nuk është e drejtë”/ Guti kundër Benzema: La Realin në ‘baltë’, nuk luan nga frika se humb Botërorin

0

Sa më shumë afron Botërori, aq më shumë shtohet frika e shumë futbollistrëve për të mos e humbur atë. I pari që e pranoi hapur ishte Lionel Mesi, i cili tha se i druhej faktit se mos dëmtohet para Botërorit. Disa kanë pasur fatin e keq të dëmtimit para këtij eventi, i fundit Mane.

Këtë frikë duket se ka edhe fituesi i freskët i “Topit të Artë”, Karim Benzema, që nuk po luan me Realin. Trajneri Ançeloti në fakt ka mohuar çdo ‘akuzë’ për sulmuesin e tij se nuk po impenjohet, ngaqë dëshiron ta ruajë veten për Katar 2022.

Ndryshe mendon Guti, ish-lojtari i njohur madrilen. Ai është shprehur se Benzema e ka lënë skuadrën në ‘baltë’ në ndeshjet e fundit për faktin se ka frikë se dëmtohet dhe humb Botërorin.

“Nuk e kuptoj. Shoh Mesin që luan me PSG-në dhe Levandovskin me Barcelonën. Të gjithë po bëjnë këtë gjë, edhe pse rrezikohen për të mos shkruar në Botëror. Është një rrezik që duhet ta marrësh përsipër, nuk mund ta lësh skuadrën tënde vetëm”, – ka thënë Guti.

Ish-mesfushori shton: “Normalisht, askush nuk dëshiron ta humbë një Botëror, por ti (Benzema) duhet të luash për skuadrën tënde dhe për kundërshtarët. Benzema nuk po luan, sepse po mendon për Botërorin. Kjo është e vërteta”.

Guti mund të ketë të drejtë, duke qenë se francezi, pasi fitoi “Topin e Artë”, ka qëndruar jashtë skuadrës thuajse për të gjitha ndeshjet. Arsyeja zyrtare lidhet me dëmtimin, por dyshimet janë të mëdha se është ashtu siç thotë Guti.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu