Klaudia Krasnika deklaratë: LSI është mësuar me këto makinacione të kësaj qeverie

0

Pak minuta më parë kandidatja e LSI-së ka dhënë një deklaratë për mediat.

Krasnika:

“Të gjithë anëtarët e Komisionit,vëzhguesit e Lëvizjes Socialiste për Integrim,janë paraqitur në çdo qendër votimi që në orën 6:00 të mëngjesit.I bëj thirrje KZAZ-ve të qytetit të Elbasanit veçanërisht KZAZ 50-ës,për cilin ka dalë dhe lajmi,të kryejnë detyrën e tyre që kanë marr përsiper.Ne jemi këtu të gatshëm.I gjithë stafi jonë është duke punuar në çdo qendër votimi.Lëvizja Socialiste për Integrim është mësuar me këto makinacione të kësaj qeverie.Askush nuk do ta ndal Lëvizjen Socialiste për Integrim të çojë fitoren e saj deri në orën 19:00,që do të jetë spektakolare në të gjithë Shqipërinë,por veçanërisht në qytetin e Elbasanit do të jetë surpriza më e madhe.I bëj thirrje edhe një herë,të mos shpërndajnë lajme të cilat nuk janë të vërteta.Qytetarët e Elbasanit tashmë e kanë vendosur kush është ndryshimi,nga vjen fitorja.I ftoj të gjithë qytetarët të paraqiten në qendrat e votimit masivisht.Sot është dita juaj.Faleminderit!”

 

 

InfoWebTV

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu