Kokainë me mbishkrim “London”/ Ja kush janë 3 personat e arrestuar në Tapizë (Emrat)

0

3 persona janë arrestuar nga Policia, pasi iu gjet një sasi e konsiderueshme kokaine në kroskotin e makinës me të cilin udhëtonin.

Burime nga Policia bëjnë me dije se personave që iu gjet më shumë se 1 kilogramë kokainë në aksin rrugor Tiranë-Fushë Krujë janë shtetasit Leonard Lozi, Latif Lozi, Akil Bunaj.

Kokaina që u gjet në makinë ishte mbështjellë dhe mbante mbishkrim “London”.

Nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Njoftimi i policisë:

Goditet një tjetër rast i tentativës për shpërndarje dhe trafikim të drogave të forta. Finalizohet operacioni i koduar “Tapiza”.

Operacioni i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcën Operacionale në DVP Durrës. Sekuestrohen 1 kg e 30 gramë lëndë narkotike kokainë. Arrestohen në flagrancë 3 poseduesit e lëndës narkotike.

Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar në informacionet e disponuara nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Forcën Operacionale, u finalizua operacioni policor i koduar “Tapiza”, në kuadër të të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit:

A. B., 27 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”; L. L., 58 vjeç dhe L. L., 28 vjeç (i dënuar më parë për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”), babë e bir, banues në Tiranë.

Shërbimet e Policisë, në aksin rrugor Tapizë – Fushë Krujë, në bazë të informacioneve të marra për këta shtetas, të cilët po transportonin një sasi të konsiderueshme kokaine, kanë ndaluar mjetin tip “Volkswagen”, që drejtohej nga shtetasi L. L., 28 vjeç.

Gjatë kontrollit në mjet, në kroskot, u gjetën 1 kg e 30 gramë lëndë narkotike kokainë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu