Kombëtarja ‘i rrëmbeu’ Lionel Messin, Inter Miami humbet sulmuesin argjentinas për duelet vendimtare të sezonit

0

I trembeshin prej ditësh dhe në fakt nuk ia dolën për ta ndalur. Inter Miami humbet shërbimet e Lionel Messit për duelet e radhës në Mexhor Ligë Soker. Ftesa në kombëtaren argjentinase për duelet kualifikuese të Kupës së Botës 2026 e ka distancuar 7 herë fituesin e Topit të Artë nga skuadra amerikane në të paktën dy sfida. Argjentina, e cila përballet me Ekuadorin me 8 Shtator dhe Bolivinë katër ditë më pas tregoi edhe njëherë varësinë që ka nga kapiteni i saj, me teknikun Lionel Skaloni që e përfshiu në mesin e 23 lojtarëve të zgjedhur për këto sfida. Ky grumbullim pritet ta lërë jashtë skuadrës së Inter Miami, Messin për duelin e radhës ndaj Los Anxheles, ndërsa e sigurtë është mungesa përballë Kensas City.

Në dilemë mbetet prezenca në sfidën ndaj Atlanta Junajtid, e cila është në program për tu luajtur më 16 Shtator. Mungesë tepër e rëndësishme për Inter Miami në një moment tepër delikat për sezonin. Skuadra nga Florida gjendet në vendin e parafundit me 22 pikë pas 24 sfidash dhe më shumë se kurrë duhej të bazohej të shërbimet e Messit. 36-vjeçari është pjesë e Inter Miami që prej muajit Korrik, gjithsesi ia ka dalë për të qënë vendimtar. Në 10 sfida argjentinasi ka realizuar 11 gola, më shumë se një realizim në çdo 90 minuta.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu