Berisha: Do negociojmë me Bardhin për bashkimin e Grupit Parlamentar!

0

Ish kryeministri Sali Berisha në konferencën e përjavshme me gazetarët, është shprehur se do të negociojë me Gazment Bardhin për bashkimin e grupit parlamentar të PD-së.

Ndërkohë ai tha se grupi i “Rithemelimit” është i hapur për diskutime për veç Enkelejd Alibeajt dhe Lulzim Bashës.

Berisha: Grupi me unanimitet të plotë, pas diskutimit të secilit, të çdo anëtari ishte i mendimit që të vazhdojnë negociatat me deputetët e tjerë, me Gazment Bardhin me kryetarin e grupit dhe të tjerë, për arritjen e një bashkimi, pasi konstatohet se ky vullnet është tek të gjitha palët. Ky është një vendimi drejtë, në përputhje me interesat e PD-së.

Me Bardhin dhe çdo deputet tjetër përveç Ali Bashës dhe Lul pengut, kjo parti është e hapur për diskutime. Ata të dy e kanë nxjerrë veten jashtë, janë shndërruar në pengje të Ramës. Kanë bërë zgjedhjen e vet.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu