Koncerti i Ramës ‘falas’, me taksat tona

0

Problemi është që paguajmë edhe ne që nuk shkojmë në antimitingun e kamufluar të Edi Ramës. Anti-mitingu që u shpall pas mitingut opozitës, në fillim si festë për BE, pastaj përfundoi si festë për 100-vjetorin e marrëdhenieve me SHBA.

Koncerti është po aq falas sa shëndetësia. Ata që janë aty, njësoj si me check up-in sterilizimin, laboratorët etj., nuk paguajnë asgjë në hyrje, sepse është paguar me taksat e tyre, madje disa herë më shtrenjtë se ç’do tu shkonte bileta.

Problemi është që paguajmë edhe ne që nuk shkojmë në antimitingun e kamufluar të Edi Ramës. Anti-mitingu që u shpall pas mitingut opozitës, në fillim si festë për BE, pastaj përfundoi si festë për 100-vjetorin e marrëdhenieve me SHBA.

Mund t’i gjejnë 100 emra, për të fshehur nevojën e Kryeministrit të trembur për të mbledhur brohoritës që, në fakt, mbështesin Florin, Xhensilën, Çiljetën dhe gjithë këngëtarët që nuk pyesin pse paguhen aq shtrenjtë nga buxheti i vendit më të varfër në Europë, qq nuk po arrin të ndihmojë as familjet në nevojë kur çmimet fluturojnë bashkë me fitimet e biznesmenëve të emëruar të qeverisë.

Këto ahengje të kushtueshme nuk kanë lidhje as me SHBA dhe as me BE, bëhen vetëm në lindje dhe vetëm nga miliarderët e rinj. Ata të paktën nuk i bëjnë për propagandë. Burimi: Dosja.al

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu