Konfliktohen shoferët e irrituar nga trafiku, plagoset fëmija 1 vjeç

0

Një fëmijë 1-vjeçar është qëlluar në kokë gjatë një incidenti që ndodhi në Çikago.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11 në Lake Shore Drive ku gjatë shkëmbimit të zjarrit është plagosur vogëlushi i cili është në gjendje të rëndë.

Polica ka bërë me dije se shkaku i shkëmbimit të zjarrit është bërë trafiku i rënduar në zonë ku dy shoferë të irrituar janë konfliktuar me njeri-tjetrin.

Vogëlushi i plagosur u shoqërua menjëherë në spitalin Memorial Northwestern dhe më pas prej gjendjes kritike u transferua në një spital tjetër.

Policia është vënë në ndjekje të autorëve që shkatuan këtë ngjarje tepër të rëndë dhe të trishtë.

“Padyshim që çdo herë që dikush plagoset në Çikago është tragjike, veçanërisht kur është fëmijë,” tha kryebashkiaku gjatë një konferencë .

Mjekët kanë thënë se fëmioja ka pësuar një dëmtim të rëndë në tru nga plagosja.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu